Këngëtarja shqiptare nis bashkëpunimin me kompaninë muzikore turke

Këngëtarja e njohur Arinda Gjoni ka qenë një nga të ftuarat e radhës në ‘Lartë e Poshtë’ me Eraldo Rexhon.

Teksa numëronte sukseset e kësaj vere dhe detaje të tjera nga jeta e saj, këngëtarja e njohur ka folur rreth projektit më të afërt që ka. Ajo rrëfeu se shumë shpejt do të nisë bashkëpunimin me një kompani turke.

“Kam disa projekte. Këtë dimër fillojnë projektet me një kompani turke që më ka marrë në menaxhim. Do të risjell disa këngë me një kompozitor rumun që quhet Kris dhe është shumë i famshëm. Këngët e tij kanë sukses ndërkombëtar. Besoj se gjithçka do sjell do të jenë në nivelin e duhur”,-ka zbuluar këngëtarja. Kujtojmë se Arinda ka publikuar disa këngë gjatë muajve të fundit, ndër to edhe ‘Kce moj çike’ që rezultoi një sukses./revistawho.com