Këngëtarja shqiptare me fustan transparent në mes të borës

Ajo është një nga yjet e estradës shqiptare që ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i karrierës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi, e cila krahas projekteve muzikore bën të përflitet mjaft shumë edhe për postimet që ndan në rrjete sociale.

Artistja nga Peja duket se ka nisur një fillim-vit me disa sete fotografike, në të cilat shfaqet në formë të mrekullueshme.Image

Në një të fundit, krijuesja e hitit “Dashni” vjen unike me veshjen transparente në fotosesionin e realizuar në borë.

“Dimri është këtu”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

Ana ndërkaq në fund të vitit të kaluar solli këngën e re “Pse e du” që tanimë ka mbledhur mijëra klikime në YouTube.Image

E njëjta në një intervistë deklaroi se ka shumë plane për vitin 2021, por që fillimisht të stabilizohet gjendja me coronavirus.