Jelena Karleusha

Këngëtarja serbe e quan kriminele budallaqe Cecën për koncertin e mbajtur në Kosovë

Këngëtarja serbe Svetlana Ceca Razhnatoviç, ditë më parë ka mbajtur një koncert në Mitrovicën e veriut, në kuadër të protestës kundër vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe nga ana e Republikës së Kosovës.

Edhe pse mediat serbe dhe vetë këngëtarja kanë pretenduar se në këtë koncert kanë marrë pjesë rreth 10 mijë njerëz, kjo nuk ishte aspak e vërtetë, pasi sipas vlerësimeve, nuk kanë qenë më shumë se 1000 veta. Dhe tani këngëtarja e famshme serbe Jelena Karleusha, ka komentuar në lidhje me këtë koncert, duke e sulmuar dhe ofenduar rëndë Cecën.

“Pasha nënën, nuk e kam të qartë se pse këta njerëz të mashtruar në Kosovë, nuk e kanë gjuajtur me ndonjë patate këtë kriminele budallaqe derisa çapitej në skenë”, ka shkruar Jelena në Twitter. Dy këngëtaret serbe nuk kanë raporte të mira mes vete dhe vazhdimisht e ofendojnë njëra tjetrën përmes mediave dhe rrjeteve sociale.