Foto

Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan viziton Prekazin për 28 Nëntor

Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar pasi ka interpretuar disa këngë shqipe.

E së fundmi këngëtarja rumune, Andreea Vilcan, bëri një performancë të mahnitshme të hitit të Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë”.

E njëjta me rastin e Ditës së Flamurit ka ardhur në Kosovë dhe ka vizituar Prekazin.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të disa fotografive që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Ajo madje në njërën prej fotografive shihet duke e bërë edhe shqiponjën me duar.

“Urime 28 Nëntori, gjithë shqiptarëve”, shkruan në postim.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jam e lumtur të ndaj emocionet e mia me ju. Ju dua”, shtoi mes tjerash artistja nga Rumania.

Veç kësaj, Andreea ka një vokal të veçantë dhe pëlqehet jashtëzakonisht nga shqiptarët. /Telegrafi/