Këngëtarja me famë botërore vjen për herë të parë në Tiranë

Këngëtarja me famë botërore Laura Pergolizzi, e njohur si LP, vjen për herë të parë në Shqipëri.

Lajmin e ka zbuluar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili njoftoi se artistja do të mbajë koncert madhështor më 9 tetor.

Koncerti do mbahet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 20:00.

Mos mungoni, pasi LP ka superhite të cilat do t’i performojë live para jush./Prive.al