Këngëtarja kosovare tregon si ishte bezdisur nga Genc Prelvukaj: Nuk rrija dot në makinë me të, fliste vetëm për historinë

Tringa Kay, ka kujtuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA , disa momente ‘të padurueshme’ të qëndrimit me ish-menaxherin Genc Prelvukaj.

Moderatorja Ester Byluku, e ka pyetur se çfarë nuk i ka pëlqyer tek Genci, ndërkohë që Tringa është përgjigjur me shaka:

‘Genci është shumë djalë i mirë, dhe i sjellshëm. Vetëm se ka një të keqe, flet shumë për historinë (qesh). Kur ishim në makinë, fliste me ore të tëra për historinë e Shqipërisë.’