Këngëtarja kosovare po akuzon stafin mjekësor se nuk u kujdes për babanë që i vdiq nga Covid-19

Pak muaj më parë, këngëtarja kosovare Elida Kryeziu – Hoti humbi babanë e saj për shkak të infektimit me Koronavirus. Për herët të parë, ajo ka rrëfyer në “#Gjesi” për atë periudhë të cilën e quajti një tmerr të vërtetë.

E mllefosur dhe mes lotësh, Kryeziu – Hoti ka akuzuar stafin mjekësor se nuk ka treguar kujdesin e duhur. Ajo tha se i ka bërë një premtimit babait të saj për mjekët që nuk u kujdesën për të dhe do ta çoj deri në fund.

“Për 4 ditë sa qëndroi në spital, unë isha vet mjeke”, thotë këngëtarja.

Rrëfimin në detaje mund ta dëgjoni në videon më poshtë.