Ellie Gouldingdhe Caspar Jopling i kanë dhënë fund beqarisë.

Ylli i pop-it, Ellie Goulding dhe Caspat Jopling kanë kurorëzuar dashurinë me martesë dhe nusja ndërroi katë fustana të bardhë.

Ellie Goulding dhe Caspar Jopling kanë publikuar foto intime brenda ndejës për dasmën e tyre.

Këngëtarja, 32 vjeçare dhe burri i saj i ri, 27 vjeç, u kanë dhuruar fansave imazhe nga ceremonia e dasmës së tyre.

Çifti kurorëzuan dashurinë në një ceremoni zyrtare fetare në Katedralen e York Minster të shtunën, ku të ftuar ishin edhe Katy Perry dhe Orlando Bloom, James Blunt dhe Sarah Ferguson.

Fotografitë e mrekullueshme dëshmojnë se nusja kishte veshur katër fustane në ditën e dasmës.

Në një prej fotove, Ellie është parë duke shkëmbyer puthje pasionante me Caspar gjatë prerjes së tortës.

Për këtë dasmë, thuhet se këngëtarja shpenzoi 20 mijë funte vetëm në lule, ndërsa të ftuarit u shërbyen me shampanjë Bollinger.

loading…