Këngëtarja e njohur Ava Max rrëfen: Më refuzonin se isha shqiptare….

Këngëtarja shumë e njohur me origjinë shqiptare Ava Max e mri i së cilës është Amarda Koci por korr një sukses të madh në tregun ndërkombëtar dhe që pas super hitit ‘Sweet but Psycho’ është bërë e famshme.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për ‘Phoenix’ ku ka folur rreth karrierës së saj, Shqipërinë, si dhe fëmijërinë e vështirë.

“Ndihem vërtetë shqiptare. Jam me fat që vij nga një vend me femra të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar bashkëshortëve të tyre dhe unë e kam parë këtë gjatë rritjes dhe më ka pëlqyer. Kam qenë e bekuar. Shpresoj që përmes muzikës, ta ndaj këtë me dikë që vërtetë nuk ka pasur diçka të tillë në jetë”, është shprehur Ava Max.

Këngëtarja gjithashtu ka rrëfyer se për shkak të origjinës së saj, është ndjerë e refuzuar dhe jashtë kornize.

Nëna dhe babai i 25-vjeçares kanë emigruar drejt Amerikës vite më parë dhe sipas saj, ajo ka qenë larg tyre deri në moshën 10-vjeçare.