Këngëtarja e njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, Selma Bajrami, ka publikuar një fotografi nga Qendra Emergjente ku fytyra e saj është e mavijosur.

Selma e ka shpërndarë foton në rrjetet sociale, por nuk ka treguar arsyen e qëndrimit në spital. Pas këtij postimi në Instagram, Bajrami nuk ka bërë më asnjë postim, shkruan Ballkani.info.

Selma Bajrami u bë e njohur pasi që nëntorin e kaluar ai e bëri simbolin e shqiponjës dykrenare dhe e këndoi këngën “Valle kosovare”. Pas shfaqjes së saj në Sarajevë, asaj iu ndalua hyrja në Serbi.

Pas ndalesës në Aeroportin e Beogradit, menjëherë kishte folur ish-drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se me urdhër të tij këngëtares i ishte ndaluar hyrja në Serbi.

Edhe pse i nacionalisti dhe urrejtësi i shqiptarëve, Aleksandar Vulin nuk është më në krye të BIA-s, me pranimin e tij ai ka nxjerrë disa urdhra që mbeten në fuqi.

Të kujtojmë po ashtu se Selma në disa paraqitje në media ka thënë se e ka prejardhjen nga Kosova. /Ballkani.info/