Këngëtarja Bianca dhuron për bamirësi mbi 10 mijë euro

Këngëtarja shqiptare nga qyteti i Pejës e cila jeton në Suedi që një kohë të gjatë Bianca Junzell, nuk u mjaftua që publikut ti ofrojë vetëm këngë me tekste domethënëse por së fundi ajo u kujdes të bëjë edhe gjest humanitar.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit këngëtarja ofroi për bamirësi të holla në vlerë mbi 10 mijë euro.

Ato u dhanë në Suedi ndërkaq janë dedikuar për nevojtarët në Kosovë.

Bianka me këngët e saja ka hyrë në tregun kosovar shumë shpejt dhe ka realizuar edhe këngën “Ne të 2” së fundi më këngëtarin e njohur nga Shqipëria Kastro Zizo.