Këngëtarii Gold Ag viziton Rexhep Selimin në Hagë
Këngëtari Arian Agushi që ndryshe njihet me nofkën GOLD AG, ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë.
Agushi nën vargjet e thurura tregon se Selimi në sytë e tij shihte Kosovën, e mallin.
“TAKIMI ME REXHËN
Pas një kohe prap u pamë
Po s’mujtëm kangës me ja thanë
E shtrënguam njëri tjetrin
Sikur vëllau me vëllanë.
A po munesh i thash vlla?
Qysh jon knej kta krejt vllaznia?
M’tha ma mire kurr s’jena kon
Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.
Veç i gzum e i pa mërzitun
Takimi mallin shkrinë si dielli borën
N’syt e tij shifsha liri
E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.
Si Xhafo Idrizi mu duk vetja
Kur i shkoj n’Paris Avnisë
O Avni o trimi Xhafos
T’fala ke prej krejt Shqipnisë.
Me emën t’Zotit tha do t’kthehem
Do t’kalon edhe kjo sprovë
Kjo punë hajr le t’jetë për neve
E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.
HAGË, 29 Qershor 2022”, ka shkruar Gold Ag.