Këngëtari shqiptar kalon natën me Jennifer Lopez, poston fotografinë me të

Jennifer Lopez është parë në krahët e këngëtarit shqiptar.

Bëhet fjalë për Albert Stanaj, i njohur edhe thjesht si Stanaj, i cili ka lindur dhe po bën karierë në SHBA, por që ka prejardhje shqiptare.

Madje, së fundmi gjatë verës ai ka performuar edhe në Sunny Hill Festival.

Në fotografinë e postuar në Instagram, Stanaj ka shkruar mes tjerash se “mbrëmja e kaluar ishte një film i vërtetë”, duke lënë të kuptohet se e ka kaluar një natë të mrekullueshme me artisten e famshme.