Këngëtari serb vjedh këngën e Nexhat Osmanit

“Boll” quhet një nga hitet e këngëtarit Nexhat Osmanit.

Ky projekt muzikor u publikua në vitin 2014 dhe deri më sot ka mbi pesë millionë klikime në Youtube, shkruan Ballkani.info.

Kjo këngë, siç duket fort i ka pëlqyer edhe një këngëtari serb, aq shumë, saqë ta vjedh atë.

Mile Kitic vodhi këngën e Nexhatit e kjo gjë mund të dëshmohet shumë lehtë.

Siç u theksua me lartë, Nexhatin këngën ‘Boll’ e publikoi në vitin 2014 kurse Mile Kitic e lansoi një vit më vonë, pra në vitin 2015!

Më poshtë mund t’i dëgjoni dy këngët për t’i vërejtur ngjashmëritë./Ballkani.info/