Këngëtari kosovar ndan një fotografi intime me të dashurën FOTO

Gent Fatali, si rrallëherë publikoi foto me të dashurën.

Gent Fatali është ndër ata artistë që dëshiron ta mbajë jetën private larg vëmendjes së medieve.

Këngëtari, që prej verës nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, por po e shijon në maksimum lidhjen me Rozafën.

Së fundi, Genti publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shfaqet në përqafim të partneres.

Në atë imazh, ai po pranonte një puthje plot pasion nga Rozafa, ndërsa në fytyrë kishte shenja nga buzët e saj.

Kujtojmë se “Melodia” titullohet projekti i fundit muzikor nga Gent Fatali, të cilin e solli në duet me Skerdi Agon.