Këngëtari i njohur nga Shqipëria reagon për vrasjen e të riut sot në Ferizaj

Këngëtari shqiptar Skerdi ka reaguar për vrasjen e një të riu sot në Ferizaj.

Skerdi ka postuar një fotografi të të ndjerit në Instagram.

“Allahu të shpërbleftë me xhenet vllai jem”, ka shkruar ai.

G.H, 30-vjeçar është vrarë sot në Ferizaj. I dyshuar për vrasje është bashkëmoshatari i tij, Qëndrim Januzi, i cili është vëllai i reperit Buta. Raportohet se viktima dhe i dyshuari për vrasje deri viteve të fundit kanë qenë shokë të ngushtë.