Këngëtari i mirënjohur nga Deçani, Bekim Vishaj, ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor, një këngë dedikuar heroit Luan Haradinaj, duke ngjallur emocione dhe reagime pozitive te publiku shqiptar.
Përmes një postimi publik, artisti ka falënderuar edhe përkrahësit e realizimit të këtij projekti patriotik, mes tyre Hysni Klinaku, Islam Haxhiu dhe Riza Gjikokaj.
“Faleminderit për përkrahjen e projektit: Hysni Klinaku, Islam Haxhiu dhe Riza Gjikokaj. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Bekim Vishaj.
Kënga po mirëpritet nga adhuruesit e muzikës patriotike dhe nga të gjithë ata që vazhdojnë të nderojnë figurat e luftës çlirimtare të Kosovës. /Ballkani.info/







