Këngëtari i njohur bëhet sponsor i fanellave të klubit anglez

Këngëtari i njohur anglez, Ed Sheeran është tifoz i klubit ‘Ipswich Town FC’ dhe pjesë e tifozëve “Tractor Boys” ka nënshkruar marrëveshje një-vjeçare për të sponsorizuar fanellat e ekipit të parë të meshkujve dhe femrave që nga sezoni i ardhshëm.

Logoja e cila do të jetë në pjesën e përparme në fanelë përmban simbole matematikore dhe fjalën ‘turne’.

Simbolet matematikore për plusin, shumëzimin dhe pjesëtimin janë përdorur si tituj albumesh për Sheeran

“Klubi i futbollit është një pjesë e madhe e komunitetit lokal dhe kjo është mënyra ime për të treguar mbështetjen time”, tha Sheeran.

“Unë gjithmonë i kam shijuar udhëtimet e mia në Portman Road dhe mezi pres të kthehem atje sa më shpejt që mbështetësit të lejohen përsëri në stadiume”, shtoi ai.

Ed Sheeran, në foto me gruan e tij Cherry, ka qenë një vizitor i rregullt në Portman Road

Ipswich Town lajmin e bëri të ditur përmes rrjetit social “Twitter”. Klubi anglez tani garon në kategorinë e tretë.