Këngëtari gjilanas për 3 orë mbledhë 4183 euro për Ilir Behlulin që vuan nga leukemia

I riu nga Gjilani, njëkohësisht këngëtari Blend Qerimi, për 3 orë i ka mbledhur 4183 euro për të sëmurin me leukemi akute – Ilir Behlulin.

Sot, mijëra qytetarë kanë dërguar të hollat e tyre në Fondacionin Firdeues për t’i dale në ndihmë Ilir Behlulit, djalit të veteranit të UCK-së.

Postimi i plotë i Blend Qerimit:

Sot, së bashku me vëllaun tim Shendin e kena marr një iniciativë për t’i dalë në ndihmë Ilirit, i cili është diagnostifikuar me leukemi akute.

Unë e shfrytzova atë që dij ta bëj më së miri – muzikën.

Për tre orë rresht këndova në qendrën e qytetit duke i ftuar të gjithë qytetarët të kontribojnë.

Edhe pse njihemi si popull solidar, u befasova për të mirë në gadishmërinë e njerëzve për të ndihmuar.

I madh e i vogël janë ndal dukë dhuruar aq sa kishin. Shumë kush e ndalte veturën në semafor për të dal e dhuruar para.

Dua t’i falemnderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët e Gjilanit që po gjinden në këtë situatë të vështirë për Ilirin dhe familjen e tij.

Sot kanë dhuruar mjete prej kalimtarëve të thjeshtë e deri tek ushtarët, policët, motrat medicinale e të tjerët.

Për 3-4 orë sa qendrova, gjithësej u grumbulluan 4183 euro e 80 cent + 20 franga zvicerane.

Çka më preku më së shumti është një qytetar i cili vetë jeton në kushte të vështira financiare. Ai u ndal dhe i dhuroi 20 cent, mbase edhe duke e lënë vetën keq, vetëm e vetëm që t’i gjindet në kohë të veshtira dikujt që është duke luftuar për jetë.

Nuk e dyshoj edhe për asnjë moment qe Iliri do ta mund këtë sfidë.

Edhe njëherë i falemnderoj të gjithë dhe i ftoj që te kontribojnë kushdo që ka mundësi.