Ata janë tre vëllezër dhe që të tre janë të famshëm.

Madje, Jonas Brother janë rikthyer si treshe me një projekt muzikor të titulluar ‘Sucker’ e që ka zënë vendin e parë në top listat e Billboard.

Si do që të jetë, një fotografi që Nick e ka publikuar në Instagram, ka habitur ndjekësit e tyre.

Ai është fotografuar duke fjetur në shtrat, ndërsa, në mbështjellësin e jorganit, kishte të printuara fotografitë e vëllezërve të tij.

“Unë po flejë mirë kur e di që ‘Sucker’ është në vendin e parë” janë fjalët që ai ia la kësaj fotoje!