Këngëtaret tona shumë të dashura në Instagram me njëra-tjetrën, por si janë gjërat në jetën reale?

Me siguri se e keni vërejtur dashurinë e madhe që po shpërndajnë për njëra-tjetrën këngëtaret e estradës sonë.

Në secilin postim që secila bën, komplimentet i vërshojnë fotot, e jo vetëm nga fansat e tyre përkatës, por edhe nga artistet tjera të cilat gjejnë fjalët nga më të mëdha e më të veçanta për të komplimentuar koleget e tyre.

Më pas këto komplimente përcillen me emotikona plot me zemra e me puthje.

Por, sa është e vërtetë kjo ‘dashuri’ mes tyre?

Nëse ato janë me të vërtetë shoqe mes vete, sipas kësaj del që Dafina Zeqiri është mike me të gjitha këngëtaret e estradës.

Në shumicën e fotove të artisteve më në zë të kohës, komentet e Dafinës nuk mungojnë.

Zakonisht janë zemrat që shpërndahen nga Dafina në fotot që postojnë Kida, Tayna, Leonora Jakupi, Beatrix Ramosaj shumë fytyra tjera të njohura në Instagram.

Pos Dafinës, edhe Kida është mjaft e dashur me koleget e saj.

Kida i rri gati postimeve të shoqes së saj, Ariana Fejzullahut por edhe kolegeve tjera, ndërsa edhe bashkëshortja e Ermalit i është bashkuar këtij gjesti të këngëtareve të estradës.

Sigurisht se përkhrahja e tillë mes vajzave është një gjë mjaft e mirë, sidomos në shoqërinë e sotme .

Megjithatë, sa është e sinqertë kjo përkrahje, apo mos po bëhet vetëm që profilet e tyre në Instagram të bijnë më shumë në sy dhe të fitojnë ndjekës.

Kjo mund të jetë një nga triqet, pasi për të pasur sa më shumë ndjekës në Instagram, duhet të shfaqet në sa më shumë vende që të marrë vëmendjen.

Por, kjo dashuri e Instagramit shpresojmë që të afrojë me të vërtetë këngëtaret tona, dhe të punojë bashkë për këtë e të sjellin bashkëpunime mes femrave, pasi mungojnë shumë kohët e fundit në muzikën tonë.

loading…