Këngëtarja shqiptare në të njëjtën tavolinë me Kylie Jenner.
Mbrëmë grimieri i famshëm Ariel ka festuar ditëlindjen.
Me këtë rast shoqëria e ngushtë i kanë organizuar një festë befasi. Të pranishëm ishin emra të njohur të ekranit, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare Albërije Hadërxhonaj së bashku me vajzën e saj Anxhelinën.
Në të njëjtën tavolinë ka qenë edhe Kylie Jenner, pasi edhe ajo e ka mik shumë të mirë grimerin që e festoi mbrëmë ditëlindjen.
Në një moment ajo shihet pranë tij kur Ariel po e hapte dhuratën që ia kishte bërë me rastin e ditëlindjes.










