Këngëtares së njohur shqiptare i hakohet Facebook’u: Shpresojmë të komunikojmë së shpejti

Këngëtares së njohur shqiptare, Aurela Gaxhës, i është hakuar profili i saj në Facebook dhe këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja në profilin e saj në Instagram.

Ajo e ka ndarë me fansat këtë lajm ku ka thënë se shumë shpejtë po përpigjemi ta kthejmë.

“Të dashur miq, ndjekës të faqes time të verifikuar në Facebook- Fanpage! Ju bëj me dije se faqja është marrë nga hackers. Po përpiqemi ta marrim mbas. Falemnderit secilit që më ka ndjekur në atë faqe prej mëse 10 vjetësh, duke u bërë më shumë se 700 mijë zemra. Shpresoj të komunikojmë së shpejti pëesëri në të njejtën faqe.”, ka shruar Gaxhe në profilin e saj në Instagram.

Ndryshe ajo gjatë pandemisë ka qëndruar me javë largë shtëpisë dhe familjes për shkak të koronavirusit.

View this post on Instagram

A post shared by LENTO LENTO #NEWSONG (@aurelagaceofficial) on