Këngë me çiftelia midis Beogradit: “Për Kosovë ja sot ja kurrë” jehon kënga në klubin serb (VIDEO)

Në Beograd mbrëmë ka jehuar kënga shqiptare me çiftelia. Në një nga klubet e kryeqytetit të Serbisë është lëshuar muzikë burimore nga Kosova për më shumë se gjysmë ore.

Ballkani.info e ka siguruar një video ku dëgjohet kënga me çiftelia, derisa serbët e grumbulluar mundohen të kërcejnë më të.

Idro Seferi, gazetari nga Kosova që jeton në Beograd, ka thënë për Ballkani.info se kjo është normale atje.

“Ka qenë një klub në Beograd që e ka lëshuar këtë muzikë. E kanë bërë një natë të muzikës që se kupton askush, e trashë, etj”, ka thënë Seferi.

“… për Kosovë ja sot ja kurrë”, dëgjohet njëra nga këngët në këtë klub serb. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=CpwNXrUnY8c&feature=youtu.be