Kënga që do ta dëgjoni më poshtë është pjesë e albumit të projektit muzikor Bondsteel – një projekt unik i rokut alternativ dhe avangard shqiptar. Anëtarë të projektit janë: Beqir Pushkolli (roker dhe shkencëtar, zbulimet e të cilit i përdorin kompanitë më të mëdha automobiliste në botë), ikonat e muzikës rok në Kosovë, Muhamet Veseli – Muha dhe Shkelzen Veseli, si dhe multi-instrumentisti Ilir Veseli. Albumi “Alles und Nicht” i ka nëntë këngë – gjashtë në gjuhën gjermane e tri në anglisht – tetë nga të cilat janë shkruar nga Pushkolli (pos këngës “Wort”, të dhënat e së cilës i gjeni më poshtë – bashkë me videon dhe tekstin në dy gjuhë).

*   *   *

FJALA

Një këngë për fjalën si lojë e si luftë…

Teksti dhe vokali: Beqir Pushkolli (bazuar në këngën “Kam frikë” të Agron Shalës, të vitit 2006)

Kitarat: Muhamet Veseli – Muha

Muzika dhe aranzhmani: Agron Shala

Inxhinier i zërit: Muha

T’dëgjoj tek je duke ecur

fort mirë po t’dëgjoj

po bën shumë zhurmë, një zhurmë t’njohur

jam ngopur e fare s’mendoj

por atë fjalë s’e harroj

dua ta them e nuk mundem

jo, atë fjalë nuk e harroj

Koha ndalet

s’e kuptoj pse bota ime po shpartallohet

jam i ngopur e fare s’mendoj

por atë fjalë s’e harroj

dua ta them e nuk mundem

jo, atë fjalë nuk e harroj

Çka kam bërë?

ma thuaj

çka t’bëra?

çka?

çka?

*   *   *

WORT

Ich höre dich laufen

Ich höre dich gut

Es ist so laut und doch vertraut

Ich habe es satt und denke an nichts

Das eine Wort vergesse ich nicht

Ich will es sagen, aber ich kann das nicht

Das eine Wort vergesse ich nicht Nein

Die Zeit bleibt stehen

Ich begreife es nicht

dass meine Welt zusammenbricht

Ich habe es satt und denke an dich

Aber das eine Wort vergesse ich nie

Ich will es sagen, aber ich kann das nicht

Das eine Wort vergesse ich nicht Nein

Was habe ich getan?

Sag es mir

Was habe ich dir getan?

Was?