Diellza Fetoshi, kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar këngën e Edona Llalloshit për Albin Kurti.
Ajo ka thënë se është jonormale t’i këndohet “dikujt për pushkë, kur s’e ka prekur pushkën”.
“T’i këndohet dikujt për pushkë, dikujt që nuk e ka prekur pushkën, është jonormale. Për Oso Kukën është normale se dihet që është hero e ka luftuar. Por Albini s’ka luftuar. S’e ka kapur kurrë pushkën me dorë. Sikur të më thuash mua që kam qenë fëmijë në luftë, Diellza me dy pushka… nuk po përputhet. Ti mund të thuash që është i mençur e program të mirë, por jo e ka kapur pushkën”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së.







