Kënga e re nga çifti më i ri, Zuna e Loredana vijnë me “Du bist mein”

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me reperin Zuna.

“Du bist mein” mban titullin kënga e dyshes e cila në shqip do të thotë “Ti je e imja”.

Projektin e parë të përbashkët artistët e kanë sjellë gjatë kësaj pandemie globale, pasi edhe të shumtën e kohës janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Loredana dhe Zuna (Foto: YouTube)

Projektin tashmë e gjeni të publikuar edhe në YouTube, i cili edhe këtë herë është punuar nga producentët e njohur Miksu dhe Macloud.

Reperja nga Ferizaj vjen në skena mjaft atraktive me reperin gjerman, teksa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj natyrale.

Në klip janë të përfshira edhe disa video nga rrjeti tashmë i popullarizuar “TikTok”.