Kënga e re e Dua Lipës promovohet në ekranet gjigante të “Times Square”

Dua Lipa po shijon suksesin e projektit të saj të ri.

Dua Lipa është promovuar nga YouTube në ekranet gjigante të “Times Square”.

Së fundi, ajo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Don’t Start Now”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga po pëlqehet shumë nga fansat e saj, ndërsa tani ky projekt u promouar edhe në mes të Nju Jorkut në ekranet e “Times Square”.

“Faleminderit YouTube që më keni vendosur në Times Square. Don’t Start Now tashmë është publikuar”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Dua Lipa së fundi ka performuar në “MTV EMA” që u mbajt në Spanjë.

loading…