Kënga e Don Xhonit me Erën po bën namin gjithandej

“Hala” nga Don Xhoni dhe Era Istrefi po bën namin gjithandej.

Dyshja që solli projektin muzikor vetëm pak ditë më parë, kanë arritur t’i kapin deri tani mbi 3.4 milionë klikime në YouTube, dhe jo vetëm kaq.

Kjo këngë tashmë po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqipfolëse, madje shumë.

Të dy artistët kanë postuar tabelën që tregon se ku po qëndron kënga “Hala”.

Në Shqipëri, Maqedoni, Zvicër e Slloveni, kënga është në vendin e parë, duke pasur me Austrinë, Gjermaninë e Suedinë në vendin e tretë.

Më poshtë shihni tabelën e plotë./Prive.al