Këndellet Manchester United

Manchester United e ka mundur 3-1 Brentfordin.

Pas dy ndeshjeve pa fitore, Manchester United ka gjetur rrugën drejt triumfit në Premierligë.

Djajtë e Kuq e kanë mundur në udhëtim 3-1 skuadrën e Brentford.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa katër gola u shënuan në atë të dytë.

Elanga shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 55’, më pas Greenwood shënoi për 2-0 në minutën e 62’ dhe për 3-0 për Unitedin shënoi Rashford në min 77’.

Pak minuta më vonë, në atë të 85’, Toney shënoi golin e nderit për vendasit, për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, United ka shkuar në kuotën e 35 pikëve.