Kendall Jenner ‘sfidon’ Alban Ramosaj! (FOTO)

Supermodelja Kendall Jenner ka pozuar nudo për setin fotografik të revistës ‘Vogue’ në Itali. Poza që ka marrë në fotografi është pothuajse e ngjashme me atë të këngëtarit shqiptar, Alban Ramosaj.

Para disa javësh, Albani publikoi fotografinë nudo nga pushimet në Indonezi, e cila u bë menjëherë virale.

Tashmë vëmendjen e këngëtarit do ta marrë modelja më e paguar në botë, e cila bën shpesh herë fotografi të tilla. Në setin e bërë për revistën “Vogue”, ajo shfaqet dhe në vaskë e në ambiente të tjera, por është e veshur.