Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se i kanë ardhur qindra mesazhe nga fermerët pas hapjes për aplikim për subvencionet në bujqësi.

Peci në profilin e tij në Facebook ka publikuar, siç thotë ai, “njëri nga qindra mesazhet”.

Ja edhe postimi i plotë:

Miq,
Ky është njëri nga qindra mesazhet që kam pranuar nga fermerët tanë pas hapjes së thirrjes për aplikim për subvencionet në bujqësi:
________________________________________
“Minister pershendetje si po kalon?
Minister te jom mirnjohes shume per aplikimin e subvencioneve te lumt, Zoti te shperbleft per lehtsimin qe na ke bere.
Kam apliku sot per 30 min i kam kryr te gjitha,kurse viteve te kalume kam bere me jave per pregaditjen e dokumentev.
Kshtu qe te falenderoj shume minister bravo.”
____________________________________________
P.s mesazhi është i pa lekturuar.
Ky është vlersimi real i fermerëve tanë punëtorë që jetojnë me djersën e ballit. Në emër të tyre nuk ka nevoj askush të kokorizet.
Faleminderit, punë të mbarë e vit të begat!