Semi Jaupaj

“Kena me u nda, je tu e pa…”, Beatrix Ramosaj i përgjigjet Semi Jaupajt

Menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj realizoi një këngë dedikuar Donald Veshajt.

Këngëtarja po vazhdon mbështetjen ndaj tij edhe me postime në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet Donaldi duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP, derisa nuk ka munguar edhe një dedikim për të.

“Ti i ha sherret e debatit për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë. Me ty deri në fund”, ka shkruar Ramosaj.

Theksojmë se ky postim i Beatrixës vjen pas atij që Semi Jaupaj, mikesha e Bora Zemanit bëri në Instagram, ku kishte publikuar një video duke kë.nduar këngën e Dafina Zeqirit.

“S’ka ktu faj veç Dafina, kur na dytë e dina që kena mu nda, je tu e pa…”, dëgjohet Semi duke kënduar këtë pjesë në videon e publikuar.