Një person është goditur nga një ngasës veture, i cili duke bërë vozitje të kujdesshme ka goditur viktimën dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, mbrëmjen e së martës, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Rr.Lidhja e Prizrenit, Gjilan 14.03.2023-19:10. Raportohet për një aksident trafiku me lëndime në mes të një veture me ç ‘rast dyshohet se duke bërë vozitje të pakujdesshme e godet këmbësorin mashkull kosovar ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi”, njofton PK-ja.







