Këmbësori goditet nga vetura në Shakovicë të Podujevës

Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në fshaatin Shakovicë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.