Kelmendi: Raport skandaloz i PE-së, të tregojnë fakte nëse Kurti e akuzoi Osmanin si agjente ruse

Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas studimit të bërë nga Parlamenti Evropian për lajme të rremë në Ballkanin Përendimor, ku përmendet në dy faqe edhe Kosova.

Në këtë raport përmenden disa media kosovare për lansimin e lajmeve të rremë, në mesin e tyre edhe Klan Kosova, shkruan Ballkani.info.

Në këtë raport, përveç tjerash thuhet se njerëzit e afërt të Albin Kurtit kishin publikuar lajme se Vjosa Osmane është agjente ruse!

“Vetëm se as e para dhe as e dyta nuk janë të vërteta. Ose duhet të publikohen fakte të pakontestueshme se si Albini e ka akuzuar Vjosën dhe cilat janë ato fake news të Klanit. E për këtë raport të mbushur me fake neës dhe konstatime krejt të pambështetura, do të ndjekim procedura të rregullta të reagimit dhe kontestimit”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Çfarë raporti skandaloz dhe i turpshëm!

Nëse qëndron që Albin Kurti e ka akuzuar Vjosa Osmanin si agjente ruse, atëherë edhe Klan Kosova mund të thuhet se ka bërë “fake neës”.

Vetëm se as e para dhe as e dyta nuk janë të vërteta. Ose duhet të publikohen fakte të pakontestueshme se si Albini e ka akuzuar Vjosën dhe cilat janë ato fake neës të Klanit.

E për këtë raport të mbushur me fake neës dhe konstatime krejt të pambështetura, do të ndjekim procedura të rregullta të reagimit dhe kontestimit.

Kurse pres që edhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare të medias të reagojnë fuqishëm.

Me gjithë vështirësitë e shumëllojshme, media kosovare vazhdon të jetë larg më profesionalja në rajon. Dhe ky është fakt i pakontestueshëm!