Kelmendi: Në vendet e rajonit është ulur çmimi, në Kosovë naftatarët kanë krijuar monopol

Gjatë ditëve të kaluara, është folur rreth çmimit të naftës në Kosovë dhe arsyet pse ky çmim është ende në ngritje, përderisa çmimi i naftës ka rënë edhe në vendet e rajonit.

Pas kësaj, kishte reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili kishte thënë se naftëtarët duhet të ulin çmimin e naftës ose t’a arsyetojnë atë, transmeton Ballkani.info.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj ka mbajtur edhe një takim me përfaqësuesit e Shoqatës se Naftëtarëve.

Në anën tjetër gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi përmes një statusi në Facebook ka thënë se është krijuar monopol i shëmtuar.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Vlerësohet se naftëtarët po fitojnë nga 12-14 cent për litër. Duke bërë marrëveshje mes vete ata kanë krijuar monopol të shëmtuar. Çdo fitim më i madh se 5-6 centë në litër është haraç që naftëtarët po ia vëjnë qytetarit.

Pa asnjë dyshim duhet të ketë një dakordim të fshehur të shitësve të derivateve të naftës për të mos e ulur çmimin, edhe pse çmimi i naftës ka rënë në tregun botëror. Në vendet e rajonit ka ndodhur kjo ulje, në Kosovë jo. E Kosova është shteti më i varfër i rajonit!