Kelmendi: Institucionet obligohen të sigurojnë teste e maska për qytetarët

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka deklaruar se duhet të sigurohen testet dhe maska të mjaftueshme për qytetarët.

Më një postim në Facebook, ai iu drejtua institucioneve përgjegjëse në vend, duke thënë se me elementet e lartcekura bëhet ballafaqimi me pandeminë.

ABC-ja e ballafaqimit me pandeminë:

Institucionet e kanë o b l i g i m të sigurojnë teste të mjaftueshme për të gjithë që kanë dyshime se janë të prekur me koronavirus.

Institucionet e kanë o b l i g i m të sigurojnë maska të mjaftueshme për të gjithë qytetarët që duan të dalin jashtë shtëpive – ka shkruar Kelmendi.