Kelmendi i reagon Kurtit për Paradën e Krenarisë: Mos e zvogëlo popullin tonë

Kryetari i partisë Fjala i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për organzimin e Paradës së Krenarisë.

Përmes një postimi, Kelmendi tha se kjo paradë kërcënon drejtëpërdrejtë natalitetin në vendin tonë dhe ndikon në uljen e numrit të popullsisë.

Postimi i plotë:

Tmerr!

Zyra e kryeministrit Kurti sot organizon “Par*adën e kre*narisë” në ora 18:00 në Prishtinë.

Kjo është “dhurata” më e mirë që qeveria Kurti ia dhuron qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Kryeministër Kurti, a thua vallë kështu i shpërblen qytetarët që ta besuan  udhëheqjen e shtetit të tyre.

Kryeministër Kurti, ju e dini shumë mirë që kjo par*adë kërcënon drejtëpërdrejtë natalitetin në vendin tonë dhe ndikon në uljen e numrit të popullsisë.

Qytetarët e Kosovës e duan familjen, i duan fëmijët, e çmojnë moralin.

Kryeministër Kurti, mos e bëni atë çka regjimi i  Serbisë nuk arriti ta bëj, mos e zvogëlo popullin tonë.

Gëzim Kelmendi