Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi në zyrën të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Emisarit Lajcak, shihet një hartë, ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Kelmendi në një postim në facebook i ka quajtur imbecila disa përfaqësues të BE-së, raporton Ballkani.info

“Kur e bejnë ndonjë budallaki të madhe si harta e Lajçakut me Kosovën pjesë të Serbisë, thonë BE-ja është neutrale ndaj statusit. Kur bëhet fjalë për (mos)liberalizimin e vizave, Kosova është e pavarur prej Serbisë prej 2008-s! Gërditshëm!” ka shkruar ai.

Kujtojm se një dje në media bëri bujë një hartë që dukej prapa shpinës së emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e në të cilën Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

Lajmi i plotë: