Kelmendi: Grenell po lufton më tepër për ne se ne për vete

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se Qeveria e re më të ardhur në ekzekutiv duhet t’i anulojë të gjitha vendimet e Qeverisë Kurti lidhur me reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Kurti e bëri këtë për interesa të tij politike. Ky e ka vënë “mollën e sherrit” që t’i prishë marrëdhëniet në mes të LDK-së dhe AAK-së. Por ne duhet të jemi në një drejtim me SHBA. Sa më parë duhet të fillojnë negociatat që të përmbyllet pavarësia”, është shprehur Kelmendi.

“Serbia ka me qenë shtet armik i yni. Richard Grenell na sheh më ndryshe nga që ne e shohim Kosovën dhe Serbinë. Grenell po lufton më tepër për ne se ne për vete. Kemi interes për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Amerika e ka bombarduar Serbinë për interes të Kosovës dhe në pa kurrfarë fuqie i dalim kundër asaj”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Ne duhet të bëjmë politikë që ta rrisim bashkëpunimin politik që nuk rritet pa pasë bashkëpunim ekonomik”.