Gazetari i njohur kosovar Adriatik Kelmendi i ka kritikuar deputetët për paratë që morën nga buxheti i shtetit për kompensimin e derivateve.

Ai ka qenë më kritik veçanërisht për deputeten Yllza Hoti, e cila jo vetëm që nuk kishte veturë, por ajo doli se jeton në Prishtinë dhe jo në Prizren.

Pas shkrimit të publikuar në Demokracia.com se nuk ka veturë, ajo e bëri edhe një veprim të papëlqyeshëm, duke fshehur vendbanimin e saj nga rrjetet sociale.

Kelmendi e ka quajtur mashtruese recidiviste deputeten Hoti.

Sipas tij, ajo duhet të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje.

Ky është statusi i plotë i gazetarit Adriatik Kelmendi:

Dorëheqje, kthim i parave dhe kërkimfalje!

E tash rasti më i turpshëm prej krejt deputetëve që kanë shpenzuar për karburante kinse për udhëtim është ai i një deputeteje e cila pasi që u zbulua se ka marrë 810 euro para “për udhëtim nga Prizreni”, reagon duke e fshehur Prishtinën si vendbanim nga profili i saj në rrjetin social në Facebook.

Pra, ajo tregon se do të vazhdojë të mashtrojë.

Mashtrimi i parë është se duke qenë me vendbanim në Prishtinë merr kompensim për udhëtim. Mashtrimi i dytë – se e heq nga Facebooku vendbanimin në Prishtinë dhe lë vetëm si vendlindje Prizrenin, pasi që është zbuluar dallaverja.

Mashtruese recediviste.

Kjo duhet të japë dorëheqje qysh sonte nga posti i deputetes, të kërkojë falje dhe t’ia kthejë buxhetit të shtetit paratë!

Si dhe partia të distancohet nga ajo.

Çdo veprim tjetër është në shumë aspekte shumë problematik, thënë së buti!