Kelmendi e quan “mashtrim i madh” fushatën e disa partive politike

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, duke ka komentuar fushatën e deritashme parazgjedhore, ka akuzuar partitë kryesore politike për mashtrim.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka adresuar kritika të shumta në adresë të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Mashtrimi i madh”

PDK- po bën fushatë kundër korrupsionit, por korrupsionin e ka ngulitur thellë në themelet e shtetit të Kosovës.

PDK-ja ka përfshi në listë për deputetë kandidate me mbulesë, por kjo PDK-ja në vitin 2010 ka ndaluar mbulesën në shkolla dhe shumë vajza i ka lënë jashtë dyerve të shkollave.

Sllogani “Dekada e re ” tregon se hajnia dhe mashtrimi janë të vjetra.

VV-ja po bën fushatë kundër korrupsionit me kandidatë të PDK-së në listën e deputetëve dhe me kandidatë që vet i ka akuzuar për vjedhje të fondeve.

VV-ja po synon me udhëheq shtetin të cilin vet nuk e njeh, shtet të cilin institucionet ja ka dhunuar, policinë dhe rininë ja ka lënduar.

Sllogani ” Erdhi dita” tregon se tash duhet me njoftë shtetin e Kosovës, duhen votat.

LDK-ja po bën fushatë kundër PDK-së, por bashkë kanë qeverisur rreth një dekadë.

LDK-ja e shpërbleu PDK-në duke ia zgjedhur ish kryetarin e saj, president të Kosovës.

LDK-ja nuk mund të ndahet lehtë nga PDK-ja ngase ”dashuria e vjetër nuk harrohet”.

AAK-ja po bën fushatë me slloganin 100% shtet.

Por, 8 mijë hektarë me ia falë Malit të Zi, nuk i bie 100% shtet.

Pastaj si mund të thuash 100% shtet kur me paratë e shqiptarëve e paguan rrymën e serbëve në veri.

Pastaj si mund të thuash 100% shtet kur vetit pagat ia dyfishon e popullin në mjerim e lejon.

NISMA- ka thyer gjitha rekordet e korrupsionit, ashtu si tha edhe një ish deputet i saj: edhe minjtë në tavan i ka korruptuar.

Disa militant të saj i ka punësu, punësu e punësu, por popullin e ka varfëru, tash edhe me të zezat e tyre janë duke u krenu.

Të dashur qytetarë, mos lejoni që të mashtroheni përsëri.
Mendoni për fëmijët e juaj.

Ne FJALA asnjëherë nuk ju mashtruam.
Ne FJALA nuk u pasuruam.
Ne me 2017 pragun nuk e kaluam, por nuk u dorëzuam.
Sot jemi para juve faqebardhë.
Ne FJALA lutemi për ju dhe punojmë për ju.

ZOTI ju bekoftë qytetarë të dashur.

Gëzim Kelmendi

loading…