Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend duke nisur nga ideja për “korrigjim të kufirit” e inicuar nga Presidenti Hashim Thaçi e deri tek dorëheqja e kryetarëve të komunave në veri e cila ndodhi sot, duke i quajtur këto zhvillime si vazhdim i negociatave me Serbinë me mjete tjera.

Sipas Kelmendit, tani ka kaluar në fazën e veprimeve të njëanshme konkrete, me synim përshpejtimin e negociatave dhe imponimin e “zgjidhjes përfundimare” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për 6-7 vjet negociatat me Serbinë u bënë në tavolinë, por edhe zgjatën shumë edhe pa zbatim marrëveshjesh”, ka thënë ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Reagimi i plotë i tij:

Tema e korrigjimit/razgranicenjes, dalja e serbëve nga FSK-ja, taksa 100%, dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri… do të shohim edhe të tjera.Ky është vetëm vazhdim i negociatave me mjete të tjera.

Për 6-7 vjet negociatat me Serbinë u bënë në tavolinë, por edhe zgjatën shumë edhe pa zbatim marrëveshjesh.Tash kemi kaluar në fazën e veprimeve të njëanshme konkrete, me synim përshpejtimin e negociatave dhe imponimin e “zgjidhjes përfundimare”.

Dhe, po, zëdhënëse mbetet Maja Kocijançiq.
Fiton kush mund ta mbajë kokën më shumë nën ujë…