KEK konfirmon se ka rënë blloku A3, thonë se po punojnë që të mos ketë ndërprerje të rrymës

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia A3 është ndalur të dielën si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

Në njoftimin e KEK thuhet se ekipet janë duke punuar në që të rikthehet në punë ky bllok, përcjell Ballkani.info.

“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”, thuhet në njoftim.

Kjo korporatë thotë se do të punojnë që qytetarët mos të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KEK ka ndalë njësinë A-3

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se dje me datë 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit  të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.

Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit.

Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë./Ballkani.info