Kek Banane e Çokollatë

Kjo recetë keku e përgatitur me banane dhe copa çokollate është mjaft e lehtë në përgatitje, gjithashtu e shijshme dhe e lehtë për organizmin, transmeton ballkani.info

Përbërësit
280 gr miell (i pa situr (i ashpër))
140 gr sheqer
10 gr pluhur pjekës
5 gr kripë
8 gr sodë buke
3 copë banane (të pjekura shumë)
112 gr gjalpë (ose Margarinë)
2 kokërr vezë
150 gr çokollatë (copa të vogla)
50 gr lajthi (të copëtuara)


Përgatitja

1. Parapërgatitni tavën e pjekjes.
2. Lyejeni fundin e tavës me pak gjalpë dhe lëreni mënjanë.
3. Në një enë të madhe hidhni të gjitha produktet, përveç çokollatës dhe lajthive.
4. Përziejini në blender me shpejtësinë maksimale.
5. Në fund shtoni copat e çokollatës dhe lajthitë.
6. Piqeni në temperaturën 180 gradë për 60-65 minuta.
7. Provojeni me kunj dhëmbësh, për një rezultat më të mirë.
8. Lëreni të ftohet për 10 minuta, pastaj nxirreni nga tava.