Kejvina tregon kush është “sheiku” që po e shoqëron në Dubai

Kejvina Kthella po shijon disa ditë të mira pushimi. Modelja fillimisht udhëtoi në Dubai, nga ku publikoi fotografi të shumta, ndërsa së fundi duket se ka shkuar në Turqi.

Atje, biondja u bashkua me reperen Tayna, e cila ditët e fundit është relaksuar në maksimum bashkë me shoqërinë.

Kejvina publikoi një video të Taynës, teksa po shijonin një mbrëmje jashtë, ku shkruante: “Sheikuuuu”.Image

Kejvina Kthella është goxha e angazhuar edhe me sete fotografike për biznese të ndryshme.