Kejvina Kthella vjen me të tjera poza provokuese

Modelja e njohur, Kejvina Kthella ka realizuar një tjetër fotosesion në të cilën padyshim fokusi ishte te format e saj seksi të trupit.

E veshur në rroba banjë me ngjyrë të gjelbër, Kejvina theksoi belin e hollë, gjoksin dhe këmbët e tonifikuara.

Kejvina pranoi komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

Theksojmë që fotot e reja të modeles nga Shqipëria janë realizuar në Punta Cana, atje ku ajo ka qëndruar kohëve të fundit.

Kujtojmë që famën më të madhe, modelja e fitoi vite më parë nga paraqitja në emisionin e Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin”.