Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi së fundmi kanë një të përbashkët

Oriola Marashi është një prej vajzave më seksi dhe të komentuara në showbizz-in shqiptar dhe gjtihmonë di se si të qëndrojë në qendër të vëmendjes qoftë me fotot e saj seksi po ashtu dhe me komentet epike që shkëmben me ndjekësit e saj.

Karriera e saj në modelin ka arritur majat pasi para pak javësh ka sfiluar për markën e famshme botërore, “GUESS”.

Modelja seksi ka ndarë disa fotografi dhe video në llogarinë e saj në Instagram, të realizuara gjatë sfilatës, ku shfaqet shumë elegante.

Por siç duket të njëjtin sukses po arrin edhe Kejvina Kthella e cila ka pozuar për po të njejtën markë botërore, Guess.

Ish-velina, ka publikuar në instagramin e saj foto vetëm në të brendshme, në të cilat shkruan se ka pozuar për GUESS dhe falënderon pronarin dhe dizajnerin e kësaj marke prestigjioze.