Kejsi nga Kanadaja nuk harron të mbështesë Stresin në çdo moment

Prej disa kohësh reperi i njohur Stresi është celebruar me Kejsin vajzën me të cilën ka qenë i lidhur prej kohësh.

Këtë të dielë që lamë pasi reperi prezantoi këngën e tij konkurruese në “Kënga Magjike” si dedikim për nënën e tij ka ardhur dhe reagimi i Kejsit.

Aktualisht bukuroshja ndodhet në Kanada, por kjo nuk e ka penguar të ndjekë bashkëshortin e saj dhe gjithashtu të shpresë mbështetjen e saj.

Shumë thashetheme kanë qarkulluar edhe për një ndarje të mundshme të tyre, por mesa duket nuk kanë qenë të vërteta, pasi ata vijojnë të jenë të dashuruar me njëri-tjetrin./Gazeta Express/